
Debate të forta janë zhvilluar në Konferencën e Kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur ashpër me përfaqësues të mazhorancës, përfshirë Niko Peleshi.
Gjatë diskutimeve, Bardhi akuzoi mazhorancën për bllokim të institucioneve dhe mbrojtje të korrupsionit, duke theksuar se opozita nuk ka qenë asnjëherë kundër procesit të integrimit europian.
“Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që punon kundër integrimit. Por ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit,” u shpreh ai, duke përmendur edhe çështjen e Ballukut, të akuzuar për abuzime të mëdha financiare.
Ai ngriti pyetje mbi rolin e mazhorancës në raport me drejtësinë dhe institucionet kushtetuese, duke akuzuar se janë penguar hetimet dhe është kufizuar kontrolli parlamentar. Sipas tij, edhe raportet ndërkombëtare evidentojnë probleme me mbikëqyrjen e ekzekutivit nga Kuvendi. Në vijim, Bardhi vuri në pikëpyetje funksionimin e parlamentarizmit, duke deklaruar se kërkesat e opozitës për komisione hetimore, interpelanca, mocione me debat dhe amendamente janë rrëzuar sistematikisht.
“Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që flet dhe punon kundër integrimit. Por, ndryshe nga ju, ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Ne themi: po, hiqini imunitetin zëvendëskryeministres së akuzuar për abuzime prej 1.1 miliardë euro. Ju thoni jo! Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë? Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit? Kush nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kemi qenë ne apo ju? Keni qenë ju që keni ngritur dy herë kartonin e kuq kundër Gjykatës Kushtetuese. Ju që vidhni po punoni pro Shqipërisë, ndërsa opozita që denoncon po punon kundër integrimit? Keni rrëzuar çdo instrument kontrolli. Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm. Prandaj po ju pyes, kryetar, cili është roli i deputetëve, kur ju nuk pranoni as komisione hetimore, as interpelanca, as mocione me debat, as amendamente, as ligje? Cili është roli i opozitës? T’ju bëjë fresk juve? Na thoni cili është roli ynë. Sepse na thoni “hajde të bashkëpunojmë” dhe “të jemi konstruktivë”, por kur ne e bëjmë këtë, ju rrëzoni gjithçka.
Ju, kryetar, jeni garant për funksionimin e Kuvendit. Na keni lexuar një fjalim që na ka prekur, ndërsa sot nuk gjej asnjë çështje që ju, si kryetar, e keni mbrojtur për opozitën.”, tha Bardhi.
and then