
Alarm i vogël, por asgjë serioze në shtëpinë e Inter pas sfidës me Romën. Lautaro Martínez me akull në kofshë, Alessandro Bastoni në kyç dhe Marcus Thuram në gju kanë shqetësuar tifozët, por stafi mjekësor qetëson: vetëm menaxhim normal pas ndeshjes.
Në rifillimin e stërvitjeve, i vetmi që punon i diferencuar është Yann Bisseck, i cili do të mungojë edhe në sfidën e radhës. Rikthehet nga pezullimi Carlos Augusto, por pritet të konfirmohet formacioni i fundit.
Të dielën, zikaltërit përballen me Como, në një ndeshje delikate edhe në aspektin psikologjik: skuadra do të zbresë në fushë duke ditur rezultatin e Napoli kundër Parma. Në rast të një suksesi të napoletanëve në “Tardini”, atëherë diferenca do të ishte vetëm -4 pikë dhe presioni do të binte i gjithi mbi skuadrën e drejtuar nga Christian Chivu, që përballet do të ketë një prej skuadrave surprizë të këtij sezoni në Serinë A, me Comon e Cesc Fabregas.
Trajneri Cristian Chivu kërkon vazhdimësi dhe pjekuri nga të tijtë. Në këtë fazë të sezonit, është më shumë forca mendore ajo që bën diferencën — dhe Interi duket i përqendruar maksimalisht drejt një tjetër hapi kyç në garën për titull.
and then