“Taksa, marrëzi! Penalizon më shumë ata që s’kanë mjete”/ Berisha mbledh grupin parlamentar të PD: Të përmbyset sistemi aktual fiskal i karburantit!

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Kreu i PD Sali Berisha përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushimin 2 javor. Më tej Berisha u ndal te situata aktuale, si rritja e çmimit të naftës dhe ushqimeve në Shqipëri duke thënë se opozita kërkon përmbysjen e sistemit aktuale fiskal.

“Shpreh vlerësimin tim, tonin, për armëpushimin e arritur në luftën në Gjirin Persik, midis SHBA , Izraelit dhe Iranit. Le të urojmë që ky armëpushim të shndërrohet në një marrëveshje paqe të qëndrueshme për vendet dhe popuj të këtij rajoni. Rajon siç faktohet i një rëndësie nevralgjike dhe strategjike për energjinë e botës. Lidhur me pasojat për situatën në Shqipëri, për çmimin e naftës, padiskutim që lufta e Gjirit Persik në Shqipëri e mbarë botën, ka ndikuar në çmimin e naftës. Pavarësisht nga arritja e marrëveshjes me ndërmjetësimin e  Pakistanit, pasojat e krijuara nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit dhe goditja nga Irani dhe agresioni i tij ndaj impiante të gazit e naftës, kërkojnë javë e muajt për t’u normalizuar. Ndaj Grupi ynë parlamentar, opozita kërkon përmbysjen e sistemit fiskal aktual mbi litrën e naftës. Pasi është sistem ndëshkues, mbi qytetarin shqiptar. Pasi ka një taksë që penalizon më shumë ata që nuk kanë vetura se ata që kanë po të proporcionalizohet të ardhurat. Sigurisht penalizon edhe ata që kanë vetura, por më shumë fermerët, pensionistët, të gjithë popullatën tjetër me rritjen e çmimeve. Rritje të çmimit të transportit, ushqimeve etj..”, tha më tej ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×