Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, u kap në momentin që do shiste armë! Në kërkim bashkëpunëtori

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me armë në automjet.

Sipas informacioneve dyshohet se i riu do e shiste në zonën ku u kap, në aksin rrugore Pezë Helmes-Ndroq.

Nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×