“Bomba” e merkatos, Barça tenton Julián Álvarez, tensionet mes klubeve dhe precedenti Griezmann

Mediat spanjolle kanë bërë me dije orët e fundit se Barcelon ka hedhur sytë drejt sulmuesit argjentinas Julián Álvarez, një nga emrat më të nxehtë të sulmit në Europë. Por operacioni nuk është aspak i lehtë. Sulmuesi është një element kyç i Atlético Madrid, dhe çdo lëvizje për të mund të rihapë tensione mes dy klubeve.

Një situatë që rikthen në kujtesë precedentin e bujshëm të Antoine Griezmann, i cili në vitin 2019 u transferua te Barcelona për 120 milionë euro, mes polemikave dhe përplasjeve të forta me klubin madrilen.

Edhe sot, marrëdhëniet mes palëve mbeten delikate, dhe çdo tentativë për Álvarez rrezikon të shoqërohet me të njëjtat tensione, si në planin sportiv ashtu edhe në atë diplomatik.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×