“Kënetën” e kishin mbjellë me kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Faza e parë”. Gjatë kontrolleve intensive të ushtruara në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndërhynë në fshatin Mali i Gjymtit, ku zbuluan një parcelë me fidanë të dyshuar kanabisi të sapombjellë, në zonën e njohur si “Këneta”, në njësinë administrative Dajç.

Për këtë rast u vunë në pranga dy shtetas, babë e bir, të identifikuar si shtetasit me inicialet P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, banues në fshatin Dajç. Ata dyshohen se ishin përfshirë në kultivimin e një numri të konsiderueshëm fidanësh narkotikë.

Policia bëri me dije se bimët e dyshuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa operacioni antikanabis “Faza e parë” vijon në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ngjashme që në fazë fillestare.

NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër / Vijon operacioni i koduar “Faza e parë”.

Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen 2 shtetas (babë e bir). Sekuestrohet një numër i konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, të sapombjellë në tokë, në vendin e quajtur “Këneta”.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Mali i Gjymtit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç. Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×