“Listat që tunden këtu janë gënjeshtra”/ Tabaku: Vota për imunitetin e Belinda Ballukut po mban peng integrimin e Shqipërisë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se integrimin e Shqipërisë, po e mban peng imuniteti i Belinda Ballukut.

Tabaku theksoi se në Parlament po thuhen vetëm gënjeshtra dhe se çështjet kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në integrimin e vendit anashkalohen.

“Duhen mbajtur përgjegjësi për fjalën që thotë kushdo që flet këtu. I kemi kërkuar në konferencë kryetarëve listën e ligjeve, nuk është publikuar. Vota për imunitetin për zv.kryeministres, ajo sot po mban peng procesin. Lista me 23 ligje sigurisht që do duhej diskutuar, por sot Shqipërinë po e mban peng ajo vota kundër imunitetin për Belinda Ballukun. Sepse listat që tunden këtu në parlament janë thjesht  gënjeshtra të radhës”, tha me  të tjerash ajo.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×