“‘Lufra’ po na shkatërron”/ Braçe lexon në Kuvend denoncimet e fermerëve: Pronarja na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’. Fushatë e sponsorizuar kundër nesh…

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka zbuluar sot në Kuvend mesazhe të dërguara nga qytetarët e Lushnjes në lidhje me “përplasjet” me kompaninë “Lufra”, mbi bazën e së cilës po mbahet sot edhe një interpelancë me ministrin e Bujqësisë Andis Salla.

Sipas mesazheve, fermerët ankohen se fushata kundër qumështit të fshatit është e sponsorizuar nga fabrikat e qumështit dhe po dëmton prodhuesit e vegjël. Ata thonë se kompania ua blen qumështin shumë lirë dhe madje i detyron të derdhin prodhimin në kanal.

Një nga mesazhet citohet se pronarja e kompanisë ka pranuar se i bie më lehtë të blejë qumësht pluhur sesa qumështin e fermerëve, për shkak të kostos më të ulët.

Braçe: Doja të thoja që gjatë janarit një fushatë e tërë lajmëroi shqiptarët se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen. U vura në dijeni nga një grup bujqish dhe po mundoheshin të kërkonin ndihmë kudo

Mesazhet:

“Jemi fermerë nga Bubullima. “Lufra po” na shkatërron. Deri dje kishte skemë që që i hidhnim ujë qumështit, tani na nxori që qumështi kishte alfatoksinë. Po kërkon të na përzënë fare, ku të vemi, ku t’i çojmë lopët, ku të mbytemi”

“Duam të nda ndihmosh me qumështin e fshatarëve që dorëzojmë tek kompania “Lufra”. Për fshatin lopët janë e vetmja shpresë. Po derdhim shumë qumësht në kanal që për ne është gjaku dhe mundi i përditshëm”

“Lufra këto dikë ka lënë kudo radhë, çmimi për këto ditë do të jetë nën 50 lekë. Në një mbledhje pronarja e ka pranuar hapur që blen më kollaj qumështin pluhur sesa qumështin tonë”

“Jam një qytetar nga Bubullima, “Lufra” është bërë më agresive nga ajo që bëre problem në postime dhe në Kuvend dhe tani po hakmerret me ne e s’a mori pikë qumështi. Të lutem vijo ngrije këtë çështje”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×