“Në zgjedhjet vendore të 2027 duhet të fitojmë të trija bashkitë në qarkun e Durrësit”, Rama: Historia ja kërkon PS-së fatin për të vulosur integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Durrësi, në turin e nisur “Punët e Shqipërisë” se në zgjedhjet vendore të 2027, PS synon fitoren në 3 bashkitë e këtij qarku.

Kjo, tha Rama, do të rikonfirmojë PS në zgjedhjet që nuk janë thjesht vendore por politike.

“Sot kemi një moment të historisë ku për herë të parë fati i buzëqesh shqiptarëve ku të mëdhenjtë që na duhen i kemi me vete, kur duhet të materializojmë një ëndërr të vjetër, për ta pozicionuar Shqipërinë nga ana e Evropës politikisht dhe jo vetëm gjeologjikisht.

Dikur ju thoja se na duhet një mandat më i fortë për ta bërë realitet objektivin historik të Shqipërisë për integrimin në BE.

Nuk duhet ta lëmë derën të mbyllet, duhet të konfirmojmë PS në zgjefhjet e ardhshme, që janë zgjedhje politike jo thjesht vendore”, tha Rama.

Edi Rama: Për zgjedhjet e ardhshme vendore, kemi të gjithë arsyen të besojmë se kemi mundësi të fitojmë të 3 bashki duke filluar nga Durrësi. Sot kemi një moment të historis ëku për herë të parë fati I buzëqesh shqiptarëve ku të mëdhenjtë që na duhen I kemi me vete, kur duhet të materializojmë një ëndërr të vjetër, për ta pozicionuar nga ana e Evropës politikisht dhe jo vetëm gjeologjikisht. Dikur ju thoja se na duhet një mandat më I fortë për ta bërë realitet objektivin historic të Shqipërisë për integrimin në BE. Nuk duhet ta lëmë derën të mbyllet, duhet të konfirmojmë PS në zgjefhjet e ardhshme, që janë zgjedhje politike jo thjesht vendore. Duhet që PS të jetë e vetëdijshme që fati e ka dashuyr që të na bjerë në kurriz nbnjë gur kaq I madh për ta vendosur ne majë duke e vulosur prezencën e Shqipërisë në BE.

Kështu e ka  sjellë rrota e historisë ne duyhet ta bëjmë atë që na kërkohet. Duhet ta kapim trenin e historisë patjetër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×