“Nëse do të flasim për zë kundër brenda partisë, nuk flitet për gropat e rrugëve”, Mentor Kikia: Braçe nuk është zë ndryshe si Blushi, nuk flet për çështje parimore

Analisti, Mentor Kikia, nuk i sheh Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, si zëra ndryshe në PS.

Sipas Kikisë, Braçe nuk ka debatuar brenda PS për çështje parimore, si dikur Ben Blushi, ndërsa sa i takon ambicies së tij për kryetar bashkie të Tiranës, analisti thotë se këtë nuk e do Rama.

“Kur Blushi bënte si opozitar në PS, ishte zë rebel parimor, fliste për Ramën që ka hapur krahun dhe ka future njerëzit e botës së krimit në parlament.

Brace nga kjo pikë është, që PS është në unitet, cfarë flasim i lëmë brenda shtëpisë tonë, nuk është asnjë zë ndryshe.

Në PS nuk zhvillohen Primare, kandidat do të jetë ai që do zgjidhet vetëm nga Rama.

Nëse Rama do, Braçe brenda 24 orësh është  tek kali i Skëndërbeut, por kjo s’ndodh sepse s’do Rama”, tha Kikia.

Mentor Kikia: nuk do të ndodhë asgjë në PS nga mendimi ndryshe i Erion Braces apo Elisa Spiropalit dhe nuk do të kenë ndonjë të ardhme ndryshe.

Brace ka qenë një njeri që ka folur herë pas here, ka ngritur kritika në Kuvend për bujqësinë, për gropat e hapura të bashkisë, plehrat në rrugë, por këto janë gjëra jo thelbësore. Nëse do të flasim për zë kundër brenda partisë, nuk flitet për gropat e rrugëve, por për cështje parimore.

Kur Blushi bënte si opozitar në PS, ishte zë rebel parimor, fliste për Ramën që ka hapur krahun dhe ka future njerëzit e botës së krimit në parlament.

Brace nga kjo pikë është, që PS është në unitet, cfarë flasim i lëmë brenda shtëpisë tonë, nuk është asnjë zë ndryshe.

Në PS nuk zhvillohen Primare, kandidat do të jetë ai që do zgjidhet vetëm nga Rama.

Nëse Rama do, Braçe brenda 24 orësh është  tek kali i Skëndërbeut, por kjo s’ndodh sepse s’do Rama.

Spiropalit i kaluar inati

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×