
Çështja penale ndaj Bektash Zenelit po shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë, pas rekursit të paraqitur nga i pandehuri kundër vendimeve të mëparshme të dhëna nga Gjykatat e Posaçme. Zeneli u arrestua në flagrancë me 7.5 kg kanabis.
Gjatë fjalës së tij, prokurori Arqile Koça tha se kjo çështje ka dy pika kryesore që duhet të shqyrtohen. “Çështja e sotme mbart dy pika kryesore. E para lidhet me njësimin e praktikës dhe po ashtu edhe çështjen konkrete. Ne kërkojmë që seanca të jetë me dyer të mbyllura, për shkak të problematikave që ka çështja. Përsa i përket njësimit të praktikës të jetë e hapur aq sa mund të lejohet, por për çështjen të mos jenë të pranishëm mediat.”, tha ai. Ndërkohë, avokati Luan Hasneziri shprehu dakordësi me prokurorin. “Jam dakord me prokurorin, që për çështjen konkrete të zhvillohet diskutimi me dyer të mbyllura.”, shtoi ai.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës teksa u tërhoqën për vendim vendosën që seanca gjyqësore do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është ajo që lidhet me njehsimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë.
Ndërkohë që pjesa e dytë ku do të trajtohet rasti konkret do të jetë me dyer të mbyllura. Mësohet se relatori i parë, Ilir Panda relaton rrethanat e çështjes në fjalë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se i arrestuari fillimisht është lënë në masën e ‘arrestit në burg’ nga Gjykata e Lezhës.
Mbi bazën e ankimit, Gjykata e Apelit ka vendosur ta çojë të dyshuarin në ‘arrest në shtëpi’, ndërkohë që prokuroria ka paraqitur rekurs dhe kërkon rikthimin e Zenelit në burg.
Relatori Ilir Panda: Relacioni që u është vënë në dispozicion lidhet me të drejtën themelore që trajton Kushtetuta. Në këtë relacion rezulton se në tetor të 2025 policia në zonën e Lezhës ka kryer kontroll në banesën e këtij shtetasi pasi u gjet një sasi lënde narkotike dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit ‘arrest në burg’ dhe arrestimin e ligjshëm. Shkalla e parë gjykata e Lezhës ka vendosur që të pranojë kërkesën e prokurorisë. Ndër të tjera gjykata ka vendosur të zbatoj edhe vendimin unifikues të vitit 2011 të Gjykatës së Lartë, që shërbente për nevojat për caktimin e masave të sigurimit. Nëpërmjet mbrojtësit, i arrestuari ka bërë ankim në Apel dhe më pas gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurimin ‘arrest në shtëpi’. Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs prokurori dhe ka kërkuar ndryshimin e vendimit të Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Lidhur me ndryshimin e pjesshmen të praktikës gjyqësore të njësuar, me arsyetimin se disa vendime kërkojnë shqyrtim të posaçme dhe me këtë argument çështja kaloi në shqyrtim të Gjykatës së Lartë.
1-arsyetimi i caktimit të masë së sigurimit me karakter shtrëngues.
2-masa duhet të jete në përputhje edhe me marzhin e dënimit që ka vepra.
3-masa nuk aplikohet kur i pandehuri paraqet prova pozitive.
ARRESTMI I ZENELIT
Zeneli është përfshirë në një nga dosjet që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal që operonte mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Hetimet për këtë çështje u zhvilluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Limit”, i cili çoi në arrestimin dhe ndjekjen penale të disa personave të dyshuar për trafik droge.
Dosja tashmë është marrë në shqyrtim nga kjo gjykatë, e cila do të vendosë mbi vlefshmërinë e pretendimeve të paraqitura në rekurs.
and then