
Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë. I riu u ndalua në Portin e Durrësit, gjatë kontrolleve të shtuara.
Sipas policisë ka rezultuar se në automjet u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë;
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, goditet një tjetër tentativë për të kontrabanduar mallra, në Shqipëri.
Vihet në pranga shtetasi që transportonte me furgon, shumëllojshmëri mallrash të kontrabanduara.
Sekuestrohen mallrat dhe automjeti.
Në vijim të kontrolleve në hyrje-dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, bazuar në informacione policore, analizën e riskut dhe precedentët e mëparshëm, në hyrje u kalua në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, furgoni që drejtonte shtetasi E. B..
Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, furgoni dhe mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
and then