Debati për kujdestarinë/ “I braktisi dhe iku!”, e reja përgënjeshtron ish-burrin: Dhunues! S’i lë kurrë fëmijët! Ma ke nxirë jetën!

Dita e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti vijon me një tjetër zhvillim të rëndësishëm historia e ndërlikuar e ish çiftit, që ka prekur jo vetëm protagonistët, por edhe opinionin publik. Pas transmetimit të rrëfimit dhe akuzave të ngritura nga babai i tre fëmijëve, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i nënës për redaksinë e emisionit. Ajo hedh poshtë në mënyrë kategorike pretendimet për braktisje, duke deklaruar se ka qenë dhe vijon të jetë pranë fëmijëve të saj, pavarësisht situatës së krijuar.

Në fjalën e saj, nëna shprehet se ish-bashkëshorti nuk ka përmbushur asnjëherë detyrimet si prind, duke theksuar se, sipas saj, ai nuk ka kontribuar financiarisht për rritjen e tre të miturve që prej ditës së ndarjes. Ajo e cilëson atë si një baba që nuk ka marrë përgjegjësitë që i takojnë, ndërsa shton se akuzat e ngritura ndaj saj janë të padrejta dhe të pavërteta. Mes akuzave dhe kundërakuzave, e vërteta duket se mbetet ende për t’u zbardhur, ndërsa në qendër të kësaj përplasjeje të fortë janë tre fëmijë, e ardhmja e të cilëve varet nga drejtësia dhe nga zgjidhja e këtij konflikti.

“Kam shkuar te vëllai, për një çështje personale, për të ardhmen e fëmijëve. I kam lënë prokurë nënës time. Babai i fëmijëve, Marku nuk ka pranuar t’i marrë fëmijët. Si kam lënë deklaratë atij, pasi nuk i ka mbajtur. Ai është një dhunues, unë nuk ia lë atij me prokurë të përjetshme. Gjykata vendosi që të më japë mua kujdestarinë. Tani është në Apel çështja. Ai dhe pensionin ushqimor nuk ia ka paguar. Ndaj të më lërë rehat të rris fëmijët. Ai i ka mbajtur sa herë ka dashur. I ka marrë kur ka dashur. Para 1 muaj e gjysmë i mori në Greqi iku te vëllai ai. I pagova prokurën dhe pasaportën e të voglës. I thash ose do marrësh të tre fëmijët, ose asnjë. Sot kthehem në Shqipëri. Këto janë lajme të rreme dhe tani prej 7 vitesh ai si ka dashur fëmijët. Ai thotë një herë; jam i paaftë, jam rrëzuar prej rrushit, kam problemet e mia. Por ai punon në Shëngjin. Gjërat që ka pasur në zotërim ia ka kaluar babait, që të shmangë detyrimet te fëmijët. I kam provat, se ai ka punuar n Shëngjin. Ai më ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe dhunë fizike tërë këto kohë. Pse mos t’ia kthej dhe unë. Ma ka nxirë. Nuk dua asnjë lekë, u lodha. S’dua asnjë lekë. Kur isha me mision ushtarak 6 muaj, më denoncoi. Ai e dinte se ku isha. E kisha marrë në kafe dhe i kisha thënë; jam duke ikur në mision për fëmijët e mi. Tani bëri një tjetër denoncim se s’do që të më lërë të qetë. Këtë herë nuk e lajmërova dhe s’do e lajmëroj më. Ia kam thënë çdo herë. Se s’ka dashur të marrë fëmijët. Divorcin e kam marrë, por kujdestarinë e fëmijëve e ka çuar në Apel ai. Me demek do që t’i marrë ai fëmijët. Ai nuk jep asnjë lekë për fëmijët e vetë dhe nuk është i zoti që t’i mbajë. Jam lodhur me shpifje dhe përndjekje. Jam lodhur. Ai të bëjë ç’të dojë. Vetëm fëmijët nuk ka shans, që t’i heq përdore.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×