“E Premtja e Zezë”/ Korça është shndërruar në epiqendrën e festimeve të Pashkëve

Korça është shndërruar në epiqendrën e festimeve të Pashkëve, ku mijëra qytetarë dhe turistë,këtë të premte janë bërë pjesë e një prej riteve më të rëndësishme të besimit ortodoks, kalimit nën epitaf.

Epitafet e gjashtë kishave të qytetit u bashkuan para Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, për të vijuar më pas në një procesion përgjatë rrugëve kryesore të Korçës. Nën tingujt e këngëve liturgjike dhe lutjeve, besimtarët kanë ndjekur nga afër këtë ritual të shenjtë.

Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, ndërsa besimtarët kanë përkujtuar të Premten e Madhe, ose siç njihet ndryshe “E Premtja e Zezë”, një ditë që simbolizon sakrificën dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.

Kulmi i festimeve arrihet natën e së shtunës, kur besimtarët mblidhen në katedralen ringjallja e krishtit për të marrë dritën e shenjtë përmes qirinjve një simbol i ringjalljes dhe shpresës.

Ndërkohë festimet në Korçë përmbyllen ditën e dielë me drekën tradicionale, një moment i rëndësishëm për familjet korçare dhe jo vetëm të cilat festojnë së bashku këtë ditë të shenjtë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×