
Deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi ka deklaruar se opozita gënjen kur thotë se nuk kishte dijeni që 23 projektligjet për të cilat folu kreu i grupit parlamentar në seancën e fundit plenare kishin lidhje me përafrimin e legjislacion in e BE.
E ftuar në “Programin e Drekës” me Ola Brukon në News24 ajo tha se opoizta ishte në dijeni pasi projekt ligjet janë diskutuar në komisione paraprakisht.
“23 ligje nuk kanë asnjë votë të opozitës. Kemi një opozitë që në vend të miratojë projektligje që janë detyra shtëpie të shtëpisë…
Opozita i diskuton këto projektligje në komisione, ku shihet dhe tabela e përafrimit veç të tjerash. Nuk kalohet në komision asnjë projektligj kur nuk është tabela e përafrimit.
Opozita gënjen kur thotë nuk kam informacion.
Mazhoranca ka miratuar 23 ligje pa opozitën dhe mund të shihet në sistem nëse në diskutimin e tyre
Nuk mund të fshihet vota munguese e opozitës që janë vendimtare, jo për mazhorancën, janë detyra shtëpie për politikën shqiptare, dhe do të ishte në nderin e opozitës që ligjet të ishin të tëra me dakordësinë e opozitës”, tha ajo.
and then