“Lekët, ose…”/ Kanosi me thikë shitësen dhe volli një shumë parash në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’. Pamjet e frikshme ku autori ‘kacafytet’ me…

Një dyqan ka rënë pre e vjedhjes në Tiranë.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.

Vodhi Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.

Vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×