“Mbyllim portet të ndërtojmë pallate që të fitojnë njerëzit e Ramës”, Kapri: Mund të ishim si Holanda! Ja “dhurata” e perëndimit me Korridorin VIII që po humbim

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka deklaruar se të gjitha koncesionet e qeverisë Rama janë të pa suksesshme.

I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, ai ka kritikuar edhe modelin e dhënies së koncesioneve, duke u argumentuar se mungesa e transparencës dhe konkurrencës së lirë po dëmton standardet dhe po e largon vendin nga praktikat e Bashkimi Europian.

Kapri theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të porteve, lidhur me ligjin e miratuar dje në Kuvend. Ai tha se portet duhet të ishin një nga asetet kryesore ekonomike të vendit, duke marrë shembull vende si Holanda, e cila ka ndërtuar fuqinë e saj ekonomike mbi infrastrukturën portuale.

“400 mln euro u shpenzuan me inceneratorët. Po me rrugët, Thumanë-Kashar për shembull, tarifa më e lartë në Europë që paguhet në këto rrugë. Ku po përfitojnë qytetarët? Nuk kemi një koncesion të suksesshëm. Qytetarëve u është vështirësuar jeta, u është bërë e kushtueshme.
Ta zëmë se Elon Musk do të investojë në Shqipëri. Sigurisht qeveria mund të miratojë diçka për t’i miratuar lehtësira për ta sjellë kështu. Por të miratosh diçka paraprakisht e të thuash që do ta miratoj gjithçka unë pa ditur kur është nga pas…

Nisma e largon Shqipërinë nga standardet e BE-së. Shkelet konkurrenca e lirë, kemi mungesë transparence dhe ajo që unë mendoj që është shumë e rëndësishme që nuk është rastësi që shtete që kanë portet në të mëdha janë ndër më të fuqishmet në botë nga ana ekonomike. Holanda është një vend i vogël, por potencialin e tij ekonomik e ka te portet. Portet duhet të ishin bekimi i Shqipërisë, kanë ndodhur edhe disa zhvillime gjeostrategjike të lidhur me Korridorin VIII. NATO e vlerësoi dy muaj më parë Korridorin VIII si element të rëndësishëm ushtarak dhe strategjik. Perëndimi do të investojë shumë në këtë kanal tregtar. Kjo është e jashtëzakonshme. Ç’bëjmë ne për të përfituar? Bëjmë të kundërtën. Po na jep një dhuratë perëndimi, nuk e keni idenë e humbjes ekonomike që do të pësojmë. Mbyllim portet të ndërtojmë pallatet për njerëzit e Ramës që të fitojnë ata më shpejt para. Kjo është shumë e rëndë, nuk na e kanë bërë as pushtuesit këtë gjë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×