
Dy turistë nga Belgjika kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur dhe me dëborë në zonën e Qafës së Valbonës.
Sipas njoftimit, rreth orës 14:00 është marrë sinjalizimi se turistët, të cilët po eksploronin Alpet e Valbonës, nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të kushteve të vështira të terrenit. Menjëherë pas kësaj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ekipin e kërkim-shpëtimit të Valbonës, nisën operacionin për gjetjen e tyre.
Pas disa orësh kërkime në këmbë, forcat e Policisë dhe ekipi i shpëtimit arritën të lokalizojnë turistët në zonën e Qafës së Valbonës dhe t’u ofrojnë ndihmën e nevojshme.
Dy shtetasit belgë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë akomoduar në një bujtinë në Valbonë, ndërsa kanë falënderuar autoritetet për reagimin e shpejtë dhe profesional.
and then