“Patronazhistët morën të dhënat nga AKSHI. KAYO nxori News24 me dhunë nga godina”, Këlliçi tregon se si do të jetë marrëdhënia e opozitës me Kuvendin pas refuzimit të Komisioneve Hetimore

Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke i cilësuar ato si antikushtetuese dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë parlamentare.

Sipas Këlliçit, veprimet e fundit janë ndërmarrë pa u zbardhur ende vendimi i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, i cili, sipas tij, ka rrëzuar ndryshimet e njëanshme në rregulloren e Kuvendit nga ana e kryetarit të institucionit. Ai theksoi se e drejta kushtetuese e një të katërtës së deputetëve për të ngritur komisione hetimore po shkelet sistematikisht.

“Kemi kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore për çështje të rëndësishme si rrugët dhe të tjera, por të gjitha janë refuzuar. Së fundmi u pengua edhe ngritja e një komisioni për çështjen e AKSHI-t, që lidhet me sigurinë kibernetike dhe të dhënat e qytetarëve”, u shpreh ai në programin e drekës në News24 me Ola Brukon.

Deputeti demokrat ngriti akuza edhe ndaj qeverisë, duke pretenduar se institucione si AKSHI përdoren për interesa politike dhe elektorale. Sipas tij, të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë pagat dhe informacione të tjera sensitive, janë keqpërdorur.

Këlliçi shtoi se opozita ka kërkuar disa interpelanca për çështje që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve, si çmimet dhe shëndetësia, por ato janë refuzuar. Ai theksoi se deri më tani janë rrëzuar 5 kërkesa për komisione hetimore dhe janë refuzuar 7 interpelanca, ndërsa, sipas tij, deputetët e opozitës janë penalizuar më shpesh se ata të mazhorancës. Në përfundim, Këlliçi ngriti pikëpyetje mbi marrëdhënien e ardhshme të opozitës me Kuvendin, duke theksuar se situata aktuale e bën të vështirë ushtrimin normal të detyrës së deputetit dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Këlliçi: E quajmë antikushtetues pasi nuk është zbarkuar edhe vendimi i GJK që rrëzoi poshtë rrëzimin në mënyrë të njëanshme ndryshimin e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Kemi të bëjmë me një precedent, në këto 3 vitet e fundit. Është e drejtë kushtetuese e ¼ të deputetëve të Kuvendit që nëse firmosim me një objekt të caktuar, ngritjen e komisionit hetimor, automatikisht Kuvendi duhet t’i japë të drejtë deputetëve që ta realizojnë këtë kërkesë. Janë kërkuar 5 komisione hetimore për ccështjen e rrugëve apo të tjera ccështje dhe nuk janë miratuar kërkesat. Dje është pamundësuar ngritja e një komisioni hetimor për çështjen e AKSHI-t për sigurinë kibernetike dhe për të dhënat e shqiptarëve. Përgjimet e Ballukut tregojnë se kopshti i Ramës, është ngritur për të vjedhur, për të tregtuar të dhënat e shqiptarëve, për të cënuar të dhënat. Ky institucion i shërben interesit të ngushtë personal të Ramës, financiar dhe elektoral. Aty i marrin patronazhistët të dhënat për qytetarët shqiptarë, pagat, të dhënat personal, rrogat, targa. Këto të dhëna janë tregtuar. Ne kemi kërkuar interpelanca për çështje jetike të shqiptarëve, për ilaçet, për çmimet, për KAYO-n, ku ju vetë keni rënë pre e një vendimmarrje korruptive, ku u nxorët me dhunë nga ajo godinë, për t’ia dhënë një kompanie që është pjese e një skandali, ku emri i Ramës është në një dosje në SHBA. Për të gjitha këto çështje, që me të drejtë, socialistët, qeveria, mund të thonë se deputetët e opozitës, gënjejnë, por jepjani mundësinë që të përballen në Kuvend. Dje ishte nga të paktat herë që u mbajt debat në Kuvend. Është Balla që prish seancat. Dje gjithçka ishte korrekte. Deputetët e opozitës kanë bërë detyrën e tyre. 5 kërkesa për komisione hetimore të rrëzuara, 7 interpelanca të refuzuara. Janë deputetë të PD të ndëshkuar dhe asnjë masë ndaj atyre të PS. Kjo është pikëpyetje e madhe që kemi ne, në raport me opinionin publik dhe në raport me bazën e PD. Në momentin kur shkon në Kuvend dhe një deputeti i pamundësohet ushtrimi i detyrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×