Përplasi me makinë të miturin që lëvizte me biçikletë në bulevard në Elbasan, në kërkim shoferi 18-vjeçar

Një aksident është regjistruar sot në Elbasan, ku një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e qarkullimit rrugor po punojnë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili dyshohet se, duke drejtuar një motomjet në bulevardin “Aqif Pasha”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte një i mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, i mituri ka mbetur i dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×