Përplasjet Rama-Spiropali/ Luarasi: Lufta brenda llojit, ajo që çon përpara procesin! Ja çfarë ndodh në diskutimet e grupit me dyer të mbyllura

Deputeti i PS Iris Luarasi, ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali në mbledhjet mes socialistëve.

E ftuar në “Programin e Drekës” në News24 ajo u shpreh se “lufta brenda llojit” është e shëndetshme dhe është ajo që çon përpara procesin.

Sipas Luarasit, në PS vlerësohet mendimi ndryshe dhe kjo shihet edhe në mbledhjet e grupit të PS.

“Mendimi ndryshe në PS mendoj që vlerësohet, e shoh edhe në atë që ndodh në debatet brenda grupeve me dyer të mbyllura, ka njerëz që mendojnë ndryshe madje do të ishte trishtuese nëse të gjithë do të mendonin njëlloj.
Kudo ka luftë brenda llojit, kjo është konkurrencë dhe çon para procesin.
Lufta brenda llojit është gjëja më normale në botë, madhe më duket gjëja më normale dhe njerëzore për një mazhorancë që ka 13 vite në pushtet. Nuk ka asnjë organizëm politik brenda dhe jashtë Shqipërisë që nuk e ka këtë luftë. Është ajo që çon përpara procesin sipas meje”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×