“S’kam hallin e xhamave të vilës së Enverit, por protestat me molotovë prekin turizmin”/ Tensionet në Kuvend, Iris Luarasi: Opozita bën zhurmuesin! Kur kërcënon dikë me vdekje…

Deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi duke komentuar tensionet në seancat e fundit në Kuvend, ka akuzuar se bën qëllimisht zhurmuesin.

E ftuar në “Programin e drekës” në Neës24, ajo përmendi përplasjen e ndodhur në seancën e të enjtes së kaluar mes kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka, ku u përdor një gjuhë jo etike dhe jo e hijshme.

“Opozita bën vazhdimisht zhurmuesin, përpiqesh të thuash diçka por s’mundesh. Edhe në mazhorancë kolegët janë të mërzitur që duhet të kalojmë në votim pa diskutime për projektligjet nga sherret spektakolare që bëhen.
Marr si shembull seancën e kaluar. I referohem zotit Balla që kërkoi 2 minuta heshtje për 2 prilli dhe zoti Noka i hodhi shishe me ujë sepse e quajti provokim dhe përdori fjalor si “Do të të rrjep si kec”. Nëse fyen dhe kërcënon me vdekje një palë në Kuvend, ka marrë fund parlamentarizmi”, tha ajo.

Ajo foli edhe në lidhje me protestat e opozitës dhe përdorimin nën to të molotovëve dhe fishekzjarrëve, duke u ndalur në incidentin me vilën 31.

“Molotovi një protesta, të dënueshme dhe çështje penale. Kur godet me molotov një ndërtesë ku ka artisët tyë huaj dhe shqiptar ky ëhstë problem.
Nuk kam hall për xhamat dhe muret e vilës së Enverit, por njerëzit që janë atyre brenda dhe jehonës që ka në mediat botërore. Kur e lexon në Reuters dhe AP që duket sikur vila merr flakë, çfarë i bën kjo turizmit?”, u shpreh Luarasi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×