U hodh nga kati i katërt i pallatit, shpëton mrekullisht 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës në Durrës.

I riu është hedhur nga kati i katërt i një pallati por ka shp9tua mrekullisht dhe momentalisht po merr ndihmë mjek9sore në spitalin e Durrësit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 17, shtetasi A. L., rreth 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai vuan nga depresioni.

Shtetasi A. L. po merr mjekim në spitalin e Durrësit dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×