Dëmtimet e Krymit dhe Bajramit, sfidë për stafin dhe lojtarët. Ja situata te Vllaznia

Gjendja fizike e Ardit Krymit dhe Melos Bajramit mbetet një nga çështjet më të diskutuara në kampin e Vllaznia Shkodër, sidomos pas mungesës së tyre në sfidën e fundit ndaj Dinamos. Të dy futbollistët nuk ishin as në fushë dhe as në stol, duke ngritur pikëpyetje për rikuperimin e tyre dhe kohën e rikthimit në dispozicion të skuadrës.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se mungesa e tyre lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e pësuara në përballjen e fortë ndaj Partizanit në kampionat. Ai duel rezultoi i kushtueshëm për kuqeblutë, përsa i përket futbollistëve titullarë. Pa dy prej elementëve më të rëndësishëm në mesfushë dhe repartin difensiv, Vllaznia u detyrua të bëjë ndryshime në formacion ndaj Dinamos. Megjithatë, lojtarët që morën mundësinë nga minuta e parë arritën të japin një paraqitje të kënaqshme, duke treguar se skuadra ka alternativa dhe një grup konkurrues.

Kjo i jep njëfarë qetësie stafit teknik, edhe pse mungesa e titullarëve ndjehet në momente të caktuara të lojës. Gjithsesi, situata e dy futbollistëve mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar shkallën e rikuperimit dhe nëse ata do të jenë të gatshëm për sfidat e radhës. Ritmi i rikthimit të tyre do të përcaktojë edhe planet e trajnerit për ndeshjet e ardhshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×