Eda Grimci rizgjidhet në krye të degës së PD te njësia 9/ Do të drejtojë degën për 4 vitet e ardhshme

Avokatja e njohur, Eda Grimci është rizgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Njësinë nr. 9 në Tiranë. Sot demokratët e 9-ës votuan për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë degën për 4 vitet në vijim.

E njohur si një zë i fortë në strukturat e partisë, Grimci është rikonfirmuar me 429 vota, kundrejt 106 që ka marrë kandidati përballë saj, Armend Musaj.

Kutive të votimit u janë drejtuar 547 demokratë me të drejtë vote, ndërsa 12 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Eda Grimci është vlerësuar për përkushtimin, lidershipin dhe aftësinë për të bashkuar ekipin rreth kauzave të përbashkëta.

Rizgjedhja e saj shihet si një shenjë besimi dhe vazhdimësie, ndërsa pritet që puna e nisur të thellohet më tej në funksion të fuqizimit të strukturave lokale dhe afrimit të PD-së me komunitetin.

  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×