Emigrantët kthehen në atdhe për pashkët Ortodokse, ja sa qytetarë kanë hyrë në Shqipëri përmes Qafë Botës dhe Portit të Sarandës

Në pikën kufitare të Qafë Botë dhe në Porti i Sarandës është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të festës së Pashkës ortodokse. Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Sarandës, rreth 7,200 persona kanë kaluar në hyrje dhe dalje në të dyja pikat kufitare me Greqia.

Në Qafë Botë, janë përpunuar mijëra shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe qindra mjete, ku lëvizjet kanë qenë të balancuara si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ndërkohë, në portin e Sarandës, fluksi është menaxhuar përmes tre trageteve që operojnë gjatë gjithë ditës.

Autoritetet bëjnë me dije se puna në kufi është zhvilluar me sportele të shtuara, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo greke, për të përballuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë festave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×