
Alarm te Inter, që do të duhet të bëjë sërish pa kapitenin Lautaro Martínez për të paktën tre ndeshjet e ardhshme.
Sulmuesi argjentinas pritet të mungojë ndaj Como, Cagliari dhe sërish ndaj Como-s në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndërsa rikthimi i tij mbetet ende në dyshim edhe për sfidën kundër Torino. Stafi mjekësor po ndjek situatën hap pas hapi, pasi bëhet fjalë për të njëjtin problem muskulor në pulpë, një dëmtim delikat që kërkon kujdes maksimal.
Një mungesë e rëndësishme për zikaltrit, që përballen menjëherë me një provë të vështirë ndaj Como-s së drejtuar nga Cesc Fàbregas. Në këtë moment, Interi ka nevojë për reagim dhe mbi të gjitha për eksperiencën e lojtarëve kyç, për të përballuar një fazë vendimtare të sezonit.
and then