“Lamtumirë” titull, Real zhgënjen ndaj Girona-s, klubi akuza ndaj arbitrimit

Ndalet sërish Real Madrid, që nuk shkon përtej një barazimi 1-1 ndaj Girona dhe humbet terren në garën për titullin në La Liga.

Në “Santiago Bernabéu”, madrilenët zhgënjejnë sërish, pas humbjes në çerekfinalen e pare të Champions, teksa këtë here ndalen në kampionat, në një barazim që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për titull. Vendasit dominojnë në pjesën e parë, por nuk arrijnë të zhbllokojnë rezultatin. Goli i avantazhit vjen në minutën e 51-të me Federico Valverde, i cili shënon me një goditje të fuqishme nga distanca.

Reagimi i Girona-s është i menjëhershëm: në minutën e 62-të, Thomas Lemar vendos baraspeshën me një finalizim të saktë. Në minutat e mbetura, Real Madrid shton presionin në kërkim të golit të fitores, por pa sukses.

Pas ndeshjes ndaj Girona, drejtuesit e Realit u treguan mjaft të ashpër teksa u shprehën të bindur se bëhet fjalë për një “garë të manipuluar” nga arbitrat. Të pakënaqur me ekipin, por sidomos me arbitrimin e Javier Alberola Rojas, ata ndihen të justifikuar për distancimin nga federata.  Të martën u thellua kjo ndarje dhe klubi i bardhë nuk synon normalizimin. Në çdo ndeshje, sipas tyre, shtohen arsyet dhe, pa ndryshuar sistemi arbitral, hendeku do të rritet.

Megjithatë pavarësisht polemikave, për Real Madrid ky ishte një hap fals që mund të peshojë shumë në garën për titull, me madrilenët që rrezikojnë të humbasin më shumë terren ndaj Barcelonës kryesuese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×