Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve pa ligj e moral!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën kombëtare që pritet të zhvillohet më 17 prill në Tirana.

Berisha ftoi të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një reagim ndaj korrupsionit dhe situatës politike në vend.

“Thirrje nga zemra për çdo qytetar shqiptar, pavarësisht bindjes politike. Për çdo të ri dhe pensionist, punonjës, intelektual, më 17 prill t’i tregojmë Europës dhe botës që qendrojmë të palëkundur para hajdutëve pa ligj e moral, që po i mbyllin Shqipërisë dyert e integrimit. Protesta jonë është shpresë për shqiptarët, mesazh se ne qendrojmë kundër korrupsionit. Vjedhjeve, për shtetin ligjor dhe të ardhmen europiane”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×