Qëlloi me armë zjarri gjatë një sherri dhe plagosi të riun, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, policia jep detaje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×