
Mbrëmje spektakolare në “Olimpico”, ku Roma merr një fitore bindëse 3-0 ndaj Pisas dhe hyn fuqishëm në garën për zonën Champions. Protagonisti absolut i takimit ishte Donyell Malen, i cili realizoi një tripletë dhe vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme me fanellën verdhekuqe.
Ndeshja nis menjëherë me ritëm të lartë: që në minutën e tretë, Malen zhbllokon rezultatin pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Evan Ndicka. Pisa tenton të reagojë, por portieri Mile Svilar tregohet vendimtar duke ndalur barazimin.
Roma vazhdon të sulmojë dhe i afrohet golit të dytë me Lorenzo Pellegrini, i cili godet shtyllën. Në fundin e pjesës së parë, është sërish Malen që godet, këtë herë pas asistit të Devyne Rensch, duke çuar rezultatin në 2-0.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini menaxhon lojën me qetësi dhe në minutën e 52-të vjen edhe goli i tretë: Malen merr një passim të bukur nga Soule e kompleton tripletën e tij personale dhe vulos përfundimisht sfidën. 10 gola në 12 ndeshje me Romës, janë shifra të jashtëzakonshme për Malen. Duket se holandezi ka një jetë që luan me fanellën e kësaj skuadre.
Në minutat e mbetura, Roma kontrollon gjithçka, ndërsa Pisa krijon pak dhe nuk arrin të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në 57 pikë dhe rrit presionin ndaj rivalëve direkt si Como dhe Juventus në luftën për një vend në Champions League.
and then