Tirana pranë kolapsit nga e hëna? Aktivisti për bllokimin e transportit urban: Institucionet nuk kanë marrë masa! Ose do paguajmë punonjësit, ose…

Shërbimi i transportit urban në Tirana mund të përballet me kufizime serioze ose bllokim që nga e hëna, pas paralajmërimeve të operatorëve për vështirësi të mëdha financiare që po rrezikojnë vijueshmërinë e linjave të autobusëve.

Aktivisti dhe përfaqësuesi i sektorit, Kostandin Foni, deklaroi se situata ka ardhur pas mungesës së reagimit nga institucionet përkatëse, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga shoqatat e transportit, pas rritjet së çmimit të karburanteve.

Operatorët paralajmërojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për fatin e transportit urban në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për një bllokim të mundshëm të lëvizjes së përditshme të qytetarëve nëse nuk arrihet një marrëveshje emergjente.

“Bllokimi vjen nga mos reagimi apo mos marrja e masave nga institucionet përkatëse. Ne si shoqatë i kemi ezauruar të gjitha hallkat në mënyrë që zëri ynë të shkonte në institucionet përgjegjëse, që të mos arrihej deri këtu.

Operatorët ndodhen para faktit që nuk kanë mundësi financiare për vijueshmërinë e transportit. Java e ardhshëm është vendimtare, ose do të shlyejë pagat e punonjësve ose do të furnizohen me karburant.

Ne jemi ulur në tryezë dhe kemi kërkuar ndihmë nga institucionet, kemi kërkuar riaktivizimin e paketës së emergjencës, kompensimi i vlerës së shtuar në litrin e karburantit.
Punonjësit nuk kanë marrë ende pagën e muajit shkurt, ndërkohë që janë rritur shpenzimet e tyre me rritjen e çmimeve”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×