
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Hungari, duke e cilësuar fitoren e Péter Magyar si një moment të rëndësishëm për demokracinë liberale në Evropë.
Sipas tij, ky rezultat mund të ketë ndikime më të gjera edhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në raport me modelet e qeverisjes që kanë pasur mbështetje nga Hungaria në rajon.
Reagimi
Fitorja e Péter Magyar në Hungari 🇭🇺 shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë liberale dhe për Evropën në tërësi. Ka shumë gjasa që kjo të ketë efekte zinxhir në modelet e ngjashme të qeverisjes që janë mbështetur nga Hungaria në Ballkanin Perëndimor.

and then