“Hungaria e bëri, është radha jonë!”, Ervin Salianji: Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë!

Ervin Salianji ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme në Hungari nga partia e opozitës e udhëhequr nga Peter Magyar.

Salianji shkruan se Peter Magyar, është lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se “Hungaria rrëzoi një mit që në Shqipëri përdoret çdo ditë si justifikim”

“Një pushtet i përqendruar prej vitesh nga Viktor Orbán, me zgjedhje të kontestuara, media të kapura dhe oligarkë të ushqyer nga qeveria, dukej i paprekshëm.

Një histori që ngjan shumë me realitetin që kemi përballë sot me Edi Ramën!

Por ndryshe nga ajo që kemi parë shpesh në Shqipëri, në Hungari ndodhi një kthesë e vërtetë, Opozita nuk u mjaftua me ankesa, qarje, nuk u fsheh pas justifikimeve, nuk u dorëzua.

Ajo ndryshoi veten. U riorganizua. Zgjodhi lider të ri! Pati fuqinë të ndryshoje veten!

Riktheu besimin te qytetarët.

Denoncoi me fakte dhe mobilizoi mbështetje të gjerë popullore e mbi të gjitha, solli një energji të re përmes një lideri të ri si Peter Magyar.

Ky është mësimi i qartë, ndryshimi nuk vjen vetë, duke pritur që sistemi të bjerë.

Ndryshimi vjen kur ke kurajon ta sfidosh dhe ta ndryshosh atë.

Kjo është arsyeja pse  prej kohësh kemi nisur lëvizjen për ndryshim në Partine Demokratike!

Një lëvizje që nuk ndërtohet mbi alibi, por mbi përgjegjësi.

Që nuk kërkon pushtet për vete, por besim nga qytetarët.

Që nuk frikësohet nga sistemi, por e sfidon atë çdo ditë. Sepse një e vërtetë mbetet dhe sot u rikonfirmua në Hungari;  asnjë pushtet nuk është më i fortë se qytetarët e bashkuar.

Hungaria e bëri, është radha jonë”, shkruan Salianji.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×