Kreu i PD mesazh për Pashkët, Berisha: Uroj që vitin tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise!

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Në një prononcim për mediat nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Berisha foli për rëndësinë e figurës së Jezu Krishtit, duke e përshkruar atë si “mbret, burrë dhe hyj”.

Ai theksoi ndikimin e thellë që mësimet e Krishtit kanë pasur në formimin e vlerave të botës perëndimore.

“Me mësimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor,” u shpreh Berisha.

Në fund të deklaratës së tij, kreu i demokratëve nisi të shprehte një urim për të ardhmen.

‘Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor.​ Uroj që pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise këto vite. Gëzuar!’.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×