Për herë të parë, një femër bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Marie-Louise Eta është bërë gruaja e parë e emëruar për të drejtuar një ekip meshkujsh në njërën nga pesë ligat kryesore të Evropës. Ajo është zyrtarizuar së fundmi si trajnere e skuadrës së Union Berlin.

Emërimi i saj deri në fund të sezonit vjen pas shkarkimit të Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 ndaj FC Heidenheim të shtunën.

“Jam e kënaqur që Marie-Louise Eta ka pranuar të marrë këtë rol të përkohshëm përpara se të bëhet trajnere kryesore e ekipit të femrave siç është planifikuar këtë verë”, tha Heldt.

Eta shtoi: “Jam e bindur se do të sigurojmë pikët vendimtare me këtë ekip”.

Union Berlin, i cili renditet i 11-ti në Bundesligë, është 11 pikë larg zonës  së rënies nga kategoria me pesë ndeshje të mbetura, por ka fituar vetëm dy herë në 14 ndeshje në kampionat në vitin 2026.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×