VIDEO/ Fitore jetike ndaj Egnatias, Tirana “zjarr” në “Selman Stërmasi”

Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën. Bardheblutë triumfuan 3-1 ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias, në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”.

Tabeku ndëshkoi Egnatian pas 12 minutash lojë, me golin që fillimisht u konsiderua i parregullt për një pozicion jashtë loje, ndërsa më pas u konsiderua i vlefshëm vetëm pas një kontrolli në sistemin VAR.

Në fillimin e pjesës së dytë, Buriç gjen të papërgatitur mbrojtjen e Tiranës dhe vendos ekuilibrat. Vendasit morën pikët e plota nga ky takim, pas golave të Xhixhës nga pika e bardhë e penalltisë dhe Halilit me kokë.

Për Tiranën ky 3 pikësh është jetik për mbijetesën, pasi për momentin e sheh veten në vendin e tetë me 31 pikë, po aq sa Vora e vendit të shtatë. Ndeshja e radhës për kryeqytetasit është ajo ndaj Dinamos, e programuar të luhet me 17 prill.

Në krahun tjetër, rrogozhinasit e Egnatias janë në vendin e dytë të kampionatit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×