Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini dha mendimin e tij pas fitores 1-0 ndaj Teutës.

“Me lojën nuk jam i kënaqur, rëndësi ka pikët. Ishim të lodhur, luajtëm me Dinamon, humbëm shumë energji. Sot e përgatitëm ndeshjen për të fituar, e dinim që nuk do të ishte e lehtë, Teuta ka ekip shumë të mirë. Pjesën e parë kërkonim ta fitonim ndeshjen. Ç’markimi nga ana e Teutës, u bë mjaft mirë. Dalloheshe që nuk ishim fizikisht mirë. Panik në fund për të marrë 3 pikë që janë të vlefshme në këto momente. Duhen ndeshje që edhe vuan, por është e rëndësishme të fitosh, për të qëndruar në këto nivele.

U mundova të fusja edhe lojtarë që nuk kishin harxhuar energji shumë. Ndeshjet janë të shpeshta, duhet të ruajmë forcat, jemi në 2 kompeticione në lojë. Kur ngarkohesh edhe nga koka, këmbët rëndohen edhe më tej. Shyqyr Zotit që fituam, duhet të bësh rotacione kur ka ngarkesë.

Jago, tentoi u lodh, kërkoi ndërrim. Drosi u dëmtua doli jashtë. Ndërrime që i bëmë shpejt na i prishën mënyrën e lojës. Për të arritur te loja jonë, duhet të kesh gjendje fizike. Sot nuk ishim të freskët, por të vendosur për të fituar. Lojtarët jetojnë me pikët, jo me lojën. E kanë kuptuar që duhen pikët, edhe pse s’jemi dakord. Është mentalitet kampioni”-tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×