
Bayern Munich nuk di të ndalet, nuk bën kompromis me askënd, me ekipin e Kompany që vijon me të njëjtin ritëm, përballë çdo rivali. Të gjithë prisnin që ndaj St.Pauli tekniku belg të bënte një rotacion total, por nuk ndodhi kështu pasi në fushë zbritën një pjesë e mirë e yjeve, përfshi këtu lojtarë si Olise, Kimmich, Musiela, Neuer e të tjerë.
Rezultati ishte sërish i frikshëm, me Bayern që triumfoi në shifrat 5-0 duke e bërë çështjen titull një formalitet. Me 12 pikë plus në raport me Dortmund, Bayern mund të dalë kampion që javën e ardhshme, por më shumë se sa kohë pjesë, pasi është thuajse e pamundur që t’i rrëmbesh titullin në këto kushte, të gjithë në radhët e Bayern janë të fokusuar totalisht te sfida e kthimit kundër Real Madrid.
Ekipi i Kompany po kalon një formë të jashtëzakonshme pasi falë “manitës” kundër St.Pauli thyen një rekord historik që qëndronte në fuqi që nga viti 1972, sezon kur Bayern e mbylli në kuotën e 101 golave të shënuar. 5 javë përpara fundit, Bayern ka shanse vetëm ta thellojë akoma më shumë këtë rekord pasi aktualisht ndodhen në kuoten e 105 golave.
and then