
Vedat Murqi shkruan një kapitull të artë në historinë e Mallorca-s. Falë “dopietës” së realizuar ndaj Rayo Vallecanos, “Pirati” shndërrohet në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit duke parakaluar një legjendë si Samuel Eto’o. “Bomberi” kosovar ngjitet në kuotën e 55 gola në La Liga, shifra me të vërtetë të jashtëzakonshme. Vetëm këtë sezon në La Liga, Muriqi ka realizuar 21 gola, 2 më pak se Kylian Mbappe. Muriqi lë pas yje të futbollit botëror si Lamine Yamal, Vinicius jr e shumë të tjerë.
Jo vetëm në aspektin personal, Muriqi udhëhoqi sërish Mallorca-n në suksesin 3-0 përballë Rayo Vallecano-s, një fitore jetike për objektivin e tyre për të mbijetuar në La Liga. Pas ndeshjes, tifozët në kor kënduan emrin e Muriqit, madje kërkojnë edhe “Topin e Artë” për sulmuesin “dardan”.
Pas ndeshjes, Muriqi nuk e fshehu gëzimin për këtë rekord histori: “Që kur kam mbërritur në këtë ishull të bukur jam ndjerë si në shtëpi. Doja të shndërrohesha në një legjendë për këtë klub dhe falë tifozëve, stafit dhe lojtarëve arrita të kaloja në legjendë si Samuel Eto’o. Të bëhem pjesë e historisë së një klubi si Mallorca me bën të ndihem krenar. Në këto ndeshja të mbetura dua të shkoj sa më larg të jetë e mundur. Tifozët kërkojnë Topin e Artë për mua? Ata janë të çmendur, çfarë Topi i Artë. Thjeshta dua që ekipi të sigurojë mbijetesën, ndërsa unë të vijoj të shkruaj historinë e këtij klubi”, u shpreh Vedat Muriqi.
and then