Garë dyshe për Italinë, Allegri sfidon Conten

Në Itali, gara për kreun e Federatës është reduktuar në një garë dyshe ndërmjet Giovanni Malago dhe Giancarlo Abete. Deri në këtë pikë vetëm këta dy personazhe kanë paraqitur kandidaturën zyrtare për postin e presidentit që do të jetë e hapur deri më 13 maj. Albertini, Maldini, Del Piero dhe Baggio mund të përfshihen në garë në një moment të dytë. Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë presidenti i ri i Federatës, në Itali mediat kanë nisur një tjetër garë, atë për të kuptuar se cili do të jetë trajneri i ri i ekipit përfaqësues.

La Gazzetta dello Sport shkruan se kjo pritet të jetë një garë dyshe ndërmjet Allegri-t dhe Conte-s. Së fundmi, Allegri dli nga gara me një deklaratë zyrtare duke theksuar se ndihet mirë te Milan, por kjo deklaratë nuk bind mediat italiane: “Allegri sfidon Conte, duel për Italinë”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta-s.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në çdo rast, si për Allegrin ashtu edhe për Conten, çdo diskutim do të bëhet në fund të këtij sezoni. Të dy trajnerët dhe klubet respektive janë në garë për të siguruar një vend në Champions League, vetëm pasi të kenë hipotekuar këtë objektiv atëherë mund të diskutojnë në lidhje me të ardhmen e tyre.

Il Mattino zbulon se mes Conte-s dhe De Laurentiis është planifikuar një takim kokë më kokë në fund të këtij sezoni, ku sigurisht edhe një herë do tema do të jetë e ardhmja e tij. Në të kaluarën, Conte ka vërtetuar se e ka shumë të vështirë të qëndrojë 3 vite në krye të një ekipi, e ka bërë këtë vetëm me Juventus. Ndryshe nga Allegri, Conte nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën për t’u rikthyer edhe një herë në krye të Italisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×