
Michael Carrick, nga një zgjidhje provizore, u kthye në një bekim për Man.United, por “djajtë e kuq” pësojnë një frenim të fortë në garën për të siguruar një vend në Champions. Këtë herë, United doli “duar bosh” nga “Old Trafford” me Leeds United që i shkaktoi një humbje të rëndë dhe të papritur. Noah Okafor bëri engjëllin për Leeds, me sulmuesin zviceran që realizoi një “dopietë” golash.
Miqtë i befasuan që në start, ku pas vetëm 5 minutash, Okafor realizoi golin e parë. Në të 29-të, sërish Okafor, me një goditje të fortë nga distanca gjeti dhe një devijim të lehtë duke dyfishuar shifrat. Kjo ndeshje u ndërlikua akoma më shumë për Man.United ku në minutën e 65-të, Lisandro Martinez u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli anti-sportiv. Pavarësisht se me një lojtar më pak, “djajtë e kuqtë” gjetën forcat dhe reaguan ku në minutën e 69-të Casemiro me kokë ngushtoi shifrat në 1-2. Mesfushori brazilian flirtoi edhe me golin e dytë, por goditja e tij me kokë u devijua pak mbi vijën fatale.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me United që e sheh veten në vendin e tretë në kuotën e 55 pikëve, po aq sa Aston Villa dhe 3 pikë më shumë se Liverpool. Pas ndeshjes, trajneri Michael Carrick nuk i kurseu kritikat ndaj gjyqtarit të takimit, për atë karton të kuq të Martinez:
“Nuk ishte një tërheqje nga flokët, nuk kishte negativitet në atë ndërhyrje. Keqardhje edhe për faktin se arbitri u thirr ta shihte në VAR atë aksion dhe më pas vendosi me aq qetësi sikur të ishte një ndërhyrje e pastër dhe evidente. Më vjen pasi është ndeshja e dytë radhazi që ndëshkohemi”, u shpreh Carrick.
and then