Vështrim mbi Botëroret e Futbollit

Nga Skifter Këlliçi

Duke filluar nga ky numër, do të botojmë ciklin “Vështrim mbi   botëroët e të futbolli”, (1930-2022), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori ë njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i  Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për Gjuhë-Letërsi. Përveç shkrimeve në këtë gazeë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të ’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumntarit ’Nëpër fushat e futbollit’, (1973), dhe i filmit artistik  ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë  futbollin gjatë Luftës NAÇL.

URUGUAI, KAMPIONI I PARË I BOTËS

(URUGUAI, 1930)

Vërtet Uruguai nuk ishte ve$se një pikë e vogël në globin tokësor. Por, ama, ishte dy herë fitues i medaljeve të arta të futbollit në olimpiadat e Anversës dhe Parisit më 1924 dhe 1928 dhe  më 1930 kremtonte 100- vjetorin e Pavarësisë.

Ndërtonte edhe stadiumin të quajtur enkas “Sentemario” (Njëqndëshi), me nxënësi prej… 90 mijë shikuesish dhe bashkë me stadiumin tjetër të Montevideos, ”Park Central”, bëhej arena e 18 ndeshjeve të Botërorit të Parë të Futbollit..

Për më tepër, Uruguai dëshmoi se përsëri meritonte të mbante në dorë skeptrin e sovranit të futbollin të tërë planetin tonë, sidoqë midis 13 skuadrave, prej të cilave nga kontinenti plak ishin Belgjika, Franca, si  dhe  dy skuadrat ballkanike, Rumania dhe Jugosllavia, që përmenda më sipër.

Boshllëkun e plotësonin një elitë skuadrash jugamerikane-Argjentina, Brazili, Kili, Meksika, Bolivia, Peruja… Pra, gjithsej 13 skuadra. Numër ters? Por jo për disa: Këto ishin Argjentina me SHBA-në  dhe Uruguai me  Jugosllavinë, që arritën në gjysmëfinale.

Argjentinasit, sikur të luanin tenis, shpejt e shpejt “lanë hesapet” me kundërshtarët me të njetin rezultat tenistik, 6-1 dhe kryqëzuan shpata në finale me Uruguain.

Duhet thënë se Botërori, që nisi me…dëborë , meqë në hemisferin jugor ku shtrihet Uruguai në atë periudhë bën dimër, për të përfunduar në një ditë pranverore në takimin final.

Urugajanët dëshmuan  traditën: u shtuan dy medaljeve olimpike dhe medaljet e kampionëve të botës. Argjentina, sidoqë udhëhoqi 2-1, kapitulloi pas tre golave të Seas, Iriartes dhe Kastros.

Argjentinasve u hipën xhindët në kokë. Pas humbjes në finalen e Olimpiadës së Amsterdamit më 1928, (2-1), dilnin  përsëri kokulur nga stadiumi “Sentenario”. Zemërimi  arriti deri në Buenos Aires, ku turma tifozësh kërkuan  t’i vënë flakën ambasadës uruguajane.

Dhe kjo, sepse argjentinasit ngulnin  këmbë se në shkallët  e “Sentenarios” ishte krijuar një gjendje e nderë që i kishte çoroditur  paraardhësit e Maradonës deri në atë farë feje, saqë kishin humbur… torruan, dhe, si pasojë, edhe ndeshjen, se, sikur ajo  të ishte luajtur në kushte normale… ta shihnin ata uruguajënët mendjemëdhenj se ç’do t’u punonim, se,  $’t’i bësh atij gjyqtarit… dhe kësisoj   “fitorja na shkau nga duart”, e bla, bla, bla të tjera.

Kësaj zallalamahie i shpëtoi  për mrekulli pikërisht gjyqtari belg, Langenus, Gjatë takimit  me vërshëllimat e tij, ai jo rrallë  ndëshkoi futbollistët e famshëm argjentinas, Andrade dhe Monti, pa marrë me mend se ç’telashe do t’i sillte vetes.

Në fakt ishte gjyqtar me përvojë, që kishte  nisur të gjykonte që më 1912, duke pasur rival të rreptë vetëm anglezin Stenli Rouz, i cili më pas do të bëhej  presidenti i FIFA-s, dhe Marrasin, që edhe ai dotë bëhej më pas  presidenti i Federcalcio-s italiane.

Langenusi kishte gjykuar në shumë fusha “të nxehta” të Evropës, por jo si në Montevideo. Për të mos prishur qejfm, ai vendosi me urtësi që në pjesën e parë loja të luhej me topin uruguajan dhe në pjesën e dytë me topin argjentinas, thua se topat të kishin fuqi çudibërëse.

Por jo gjithçka shkoi vaj…

Kështu, me të mbaruar ndeshja, ashtu si$ ishte i veshur ne zhaketë kadifeje, në xhepin e sipërm të së cilës kishte  varur bilbilin, me killota, këmishë të bardhë dhe kravatë, $uditërisht rregullorja e atëhershme e futbollit e lejonte këtë… luks, doli  nga një derë e fshehtë e stadiumit, iu turr një makine, e cila e përcolli drejt e në port, ku e priste  anija shpëtimtarte nga $do sulm i tifozëve argjentinas që donin  ta shqyenin.

Sidoqoftë, kujtimi i finales së Botërorit të Parë, në Montevideo, do ta bënte Langenusin  të ndjehej krenar, derisa të mbyllte  sytë më 1952, pasi kishte   gjykuar 84 takime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndeshje të botërorëve, më 1934 në Itali dhe më 1938 në Francë.

Po të kthehemi edhe një herë te ndeshja Uruguai-Argjentinë…

“Debatet  që qarkullonin vetëm në rrethe të mbyllura sportive,- u frynë e morën përpjesëtime të mëdha. Nuk mbeti prapa edhe shtypi. Ato  pastaj u kthyen në  sharje dhe fyeje. Si pasojë, marrëdhëniët “diplomatike” midis dy fedaratave përkatëse të futbollit u ndërprenë me afat të pacaktuar.

Megjithtatë,  fakti mbetet fakt: Uruguai i vockël, i njohur për kopetë e bagëtive,  që zinte një rrip tokë në juglindje të Amerikës së Jugut,  me një populllsi e cila  mezi kapërcente dy milionët, ishte tashmë “Meka e futbollit botëror”.

Gjysmëfinalet:

Argjentina-SHBA 6-1;

Urugui-Jugosllavi 6-1.

 

Finale:

Uruguai-Argjentinë 4-2;

 

Gjyqtar- Langenus, (Belgjikë)

 

Emrat  e kampionëve të parë të botës:

 

Balestro, Andrade, Fernandes,Pestido, Nazaci, Maskeeroni, Dorado,Skaron,Kastro,Sea, Iriatre, u shënua në librin e artë të botërorëve te futbollit.

 

Nënkampionët:

Botaso , Dela,Tore, Paternoster, Evaristo, Monti, Juares,Peusele, Varalo, Stabile, Ferreira, Evaristo.

 

Golshënuesi më i mirë:

Stabile, (Argjentinë), 8 gola.

 

Nga galeria e yjeve:

Stabile, (Argjentinë), Nazazi, (Uruguai), Maskeroni, (Uruguai), Monti, (Argjentinë), Skarone , (Uruguai)

 

Ndeshje- 18;

 

Gola- 70, (3.89 për ndeshje);

Shikues- 590.549

(32.808 për ndeshje).



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×