
Pas dështimit në Champions dhe eleminimit nga Atletico, te Barça kanë treguar së fundmi pakënaqësi sa i takon arbitrimit. Madje, presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka bërë me dije se do të dërgojë çështjen në UEFA, pasi sipas tij, skuadra është penalizuar në dy ndeshjet çerekfinale.
“Si fillim dua të uroj Atletico Madrid, por kjo nuk e ndryshon faktin që vendimet e arbitrave dhe të VAR-it ishin një turp.
Ajo çfarë na kanë bërë neve është e patolerueshme. Në ndeshjen e parë dhanë një penallti kundër nesh dhe nxorën një lojtar me karton të kuq, ndërkohë që duhej dhënë vetëm karton i verdhë sepse Guilano nuk e kishte kontrollin e topit. Kartoni i kuq na dëmtoi shumë.
Ka një seri vendimesh të arbitrave që na kanë dëmtuar. Në sfidën e kthimit, Eric Garcia nuk ishte lojtari i fundit pasi aty ishte edhe Kounde.
Arbitri dha një karton të verdhë ndërsa VAR-i e ktheu vendimin. Goli i Ferranit ishte i saktë dhe ndërhyrja ndaj Olmos ishte penallti.
Gjitashtu ndërhyrja ndaj Fermin ishte e patolerueshme pasi e gjakosi atë. Asnjë karton nuk u dha dhe kjo është e papranueshme”, tha Laporta.
and then