Gjysmëfinalja e “vogël”, Arsenal-Atletico Madrid rezervon surpriza, “topçinjtë” favoritë

Pavarasisht se e eklipsuar nga superpërballja mes PSG dhe Bayern Munich edhe gjysmëfinalja tjetër mes Atletico Madrid dhe Arsenal premton spektakël dhe ekuilibër, në një përballje ku askush nuk e priste që skuadra e Diego Simeone të arrinte deri këtu. Pas eliminimit të Barcelona, madrilenët konfirmojnë edhe një herë se janë një forcë për t’u respektuar në Europë.

Skuadra e Simeones ka evoluar ndjeshëm: “Cholismo” nuk është më vetëm mbrojtje e fortë dhe skema të ngurta, por një ekip që di të përshtatet dhe të godasë shpejt në sulm, duke shfrytëzuar vertikalizimin me efikasitet.

Në anën tjetër është Arsenali i Mikel Arteta, një skuadër që për pjesën më të madhe të sezonit ka funksionuar si një makineri perfekte. “Topçinjtë” janë veçanërisht të rrezikshëm në goditjet standarde, një armë që shpesh ka vendosur ndeshje.

Megjithatë, në çerekfinale ndaj Sporting Lisbona u panë disa vështirësi: vetëm një gol në dy ndeshje dhe shumë vuajtje për të siguruar kualifikimin. Një sinjal që forma e fillimit të sezonit nuk është më e njëjta.

Edhe kështu, anglezët mbeten lehtësisht favoritë në këtë duel, falë ekuilibrit dhe soliditetit në të dy fazat e lojës. Por Atletico ka një avantazh jo të vogël: jashtë garës për titullin në kampionat, madrilenët mund të menaxhojnë energjitë dhe të përqendrohen plotësisht te kjo përballje dhe finalja e Kupës së Mbretit.

Sipas projeksioneve, Arsenali ka rreth 55% shanse për kualifikim, kundrejt 45% të Atletico Madridit, çka e bën këtë sfidë një nga më të hapurat e këtij sezoni në UEFA Champions League.

Në sfond mbetet edhe hipoteza e finales: një përballje e mundshme mes Bayern Munich dhe Arsenalit do të ishte historike, pasi nuk është zhvilluar kurrë më parë. Spektakli është i garantuar – fjala tani i mbetet fushës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×