
Java e 32-të e “Abissnet Superiore” do të luhet këtë fundjavë, ku ekipet do të zbresin në fushë në dy ditë për të vijuar garën në fazën vendimtare të kampionatit.
Java do të hapet të shtunën me dy takime që do të zhvillohen në të njëjtën orë. Vora do të presë Vllazninë në stadiumin “KF Vora”, ndërsa në Rrogozhinë Egnatia do të përballet me Flamurtarin në stadiumin “Arena Egnatia”. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 16:00.
Po të shtunën në mbrëmje do të luhen edhe dy sfida të tjera. Teuta do të presë AF Elbasanin në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të përballen Dinamo City dhe Tirana. Të dy këto takime do të nisin në orën 19:00.
Java e 32-të do të mbyllet të dielën me ndeshjen Partizani – Bylis, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 19:00.
Kalendari i ndeshjeve, java 32:
FK Vora – Vllaznia, 18.04.2026, ora 16:00, stadiumi “KF Vora”
Egnatia – Flamurtari, 18.04.2026, ora 16:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Teuta – AF Elbasani, 18.04.2026, ora 19:00, stadiumi “Niko Dovana”
Dinamo City – Tirana, 18.04.2026, ora 19:00, stadiumi “Air Albania”
Partizani – Bylis, 19.04.2026, ora 19:00, stadiumi “Arena e Demave”
and then