
Lionel Messi bëhet pronar i një klubi. Ylli argjentinas ka vendosur të blejë UE Cornella, skuadër kjo e kategorisë së 3-të në Spanjë.
“Ky veprim përforcon lidhjet e ngushta të Messit me Barcelonën dhe angazhimin e tij për zhvillimin e sportit dhe talenteve lokale në Katalonjë — një lidhje e rrënjosur në vitet e tij në FC Barcelona dhe e vazhduar që atëherë”, tha Cornella në një deklaratë.
Klubi, i themeluar në vitin 1951, njihet për punën që është bërë me talentet e rinj dhe ka prodhuar disa lojtarë që më pas kanë arritur nivele të larta në futbollin evropian. Me këtë vendim për të blerë këtë klub, lë të kuptohet se Messi do qëndojë në botën e futbollit edhe pas mbylljes së karrierës si lojtar.
and then