
Kampionati i Serisë B nga sezoni i ardhshëm mund të ketë një tjetër futbollit shqiptar në radhët e tij. Rilind Niviokazi po shkëlqen në futbollin zviceran me fanellën e Sionit dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, siç raporton “Tuttomercatoweb”.
Futbollisti 26-vjeçar, i lindur në Itali, është rritur në akademitë italiane, me të cilave edhe te Atalanta, ndërsa ka një eksperiencë edhe me Foxhian në futbollin e të rriturve. Më pas ai nisi rrugëtimin në Zvicër, ku së fundmi ka lënë shenjë me Sionin duke shënuar 12 gola e dhënë 4 asiste në kampionatin aktual.
Ndaj disa klube italiane janë interesuar për të, duke synuar që ta transferojnë në sezonin e ardhshëm, përsëri në Itali, duke e filluar nga Seria B, me emra si Modena e Avelino që mund ta kenë prioritet. Nivokazi ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave të Italisë, por më pas kaloi te ajo U21 e Kosovës për të përfaqësuar “Dardanët”.
and then