Sezoni i Dinamos në një javë, axhenda ku vendoset Kupa e kampionati

Kampionati shqiptar ka hyrë në javët e fundit dhe gara për titullin kampion e ajo për mbijetesën, mbetet ende e hapur dhe të gjitha skuadrat janë në garë për të siguruar objektivat që kanë këtë sezon. Kështu, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja do të ketë një javë shumë intensive, ku në harkun kohor të një jave, mund të vendoset shumë për ecurinë e kampionatit por edhe në luftën për Kupën e Shqipërisë.

Të shtunën, Dinamo do të përballet me Tiranën në “Air Albania”, aty ku do të synojë fitoren e 3-të për këtë sezon në Superiore, që do t’i shtohej edhe 2 fitoreve të tjera që ka marrë në Kupë ndaj bardhebluve. Një fitore e Dinamos, do të forconte pozitat në vendin e katërt duke shpresuar që Partizani të mos e fitojë ndeshjen e saj në shtëpi ndaj Bylisit. Ndërkohë, vetëm pak ditë më vonë Dinamo do të zbresë sërish në fushë dhe ditën e enjte, do të përballet me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë në transfertë.

Barazimi 1-1 në Tiranë, ka lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit dhe në Shkodër duhet vetëm fitorja teksa të dyja skuadrat shpresojnë që gjithçka të zgjidhet brenda 90 minutave të rregullta, pa pasur nevojë për të shkuar në kohën shtesë e cila do t’i lodhte jo pak skuadrat. Java e Dinamos do të niset me një tjetër ndeshje të rëndësishme dhe këtë herë do të duhet të udhëtojë drejt Vlorës. Sfida ndaj Flamurtarit, është planifikuar të luhet ditën e hënë në Vlorë, aty ku kuqezinjtë kërkojnë pikët jetike për të qëndruar në Superiore ndërsa Dinamo do fitoren për një tjetër hap të madh drejt “Final 4”, ku mbeten tashmë edhe 5 ndeshje deri në fund të sezonit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×