
Me 3 fitore radhazi në Serie A, Juve vërtetoi edhe një herë përballë Bologna-s se po kalon një moment shumë të mirë, me “Zonjën e Vjetër” që triumfoi 2-0 duke përforcuar pozitat në zonën Champions. Falë këtij trepikësh, Juve mban larg Comon-n, plus 5 pikë, por i afrohet me vetëm 3 pikë edhe dy rivalëve të tjerë, Napoli dhe Milan.
Në “Allianz Stadium”, ekipi i Spallettit e nisi ndeshjen “zjarr”, duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të, me David që me një goditje të saktë me kokë brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Juve kishte një marsh më shumë në këtë takim ku Conceicao dhe më pas Holm flirtuan edhe me golin e dytë, por goditja e mesfushorit suedez u përplas në traversë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, ishte Thuram që me kokë, i shërbyer në zonë nga McKennie, dyfishoi shifrat. Bologna u përpoq të rikthehej në lojë, por pa sukses, duke bërë që tifozët në “Allianz Stadium” të festonin me të drejtë për këtë fitore jashtëzakonisht të rëndësishme që i afron gjithnjë e më shumë me zonën Champions.
Pas ndeshjes, Spalletti u përpoq të mbante ambientin me këmbë në toke duke theksuar se asgjë nuk është mbyllur: “Duhet të jemi të qetë, kjo ishte një fitore e rëndësishme që na lejon ta bëjmë gjumin të qetë”, u shpreh Spalletti.
and then